Në Gjykatën Supreme u mbajt takim me përfaqësues të Këshillit të Evropës në lidhje me sistemin për ndihmë juridike falas
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Në Gjykatën Supreme u mbajt takim me përfaqësues të Këshillit të Evropës në lidhje me sistemin për ndihmë juridike falas
Events, News
|
Oct 18, 2022
Në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mbajt takim me përfaqësues nga Këshilli i Evropës në kuadër të projektit “Mbështetja për qasjen më të mirë dhe më cilësore të shërbimeve për ndihmë juridike falas (NJF), në Maqedoninë e Veriut”.
Në këtë takim, të pranishëm ishin gjyqtarët Xhemali Saiti dhe Vlladimir Stojanovski nga Gjykata Supreme, gjyqtari i Mbretërisë së Bashkuar Xhon Ims, konsultuesi internacional i Këshillit të Evropës, Viktor Zaharia dhe konsultuesi lokal i Këshillit të Evropës, Goce Kocevski.
Temë e këtij takimi, ishte çështja e menaxhimit të sistemit për ndihmë juridike falas në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke i përfshirë sferën penale, civile dhe administrative, si dhe idetë të cilat shqyrtohen në kuadër të projektit për sigurimin e shërbimeve më cilësore nëpërmjet vendosjes së një sistemi të përbashkët të ndihmës juridike falas.