Gjykata Supreme dhe Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, nënshkruan një Memorandum për bashkëpunim
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Gjykata Supreme dhe Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, nënshkruan një Memorandum për bashkëpunim
Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, në ngjarjen e sotme theksoi se Gjykata Supreme dhe Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, kanë angazhime të përbashkëta që janë në interes të qytetarëve dhe për kthimin e besimit në gjyqësorin.
Ademi shtoi se, për Gjykatën Supreme bashkëpunimi me Koalicionin “Të gjithë për gjykim të drejtë”, ka një rëndësi të jashtëzakonshme dhe se në periudhën e ardhshme bashkëpunimi i ndërsjellë do të intensifikohet përmes aktiviteteve të përbashkëta dhe për përparimin e sistemit të drejtësisë.
Memorandumi i bashkëpunimit pasqyron vullnetin dhe gatishmërinë e të dyja palëve nënshkruese për të bashkëpunuar në fushën e sundimit të së drejtës, shtetit juridik, forcimit të kapaciteteve në gjyqësor, respektimit të standardeve për gjykim korrekt dhe të drejtë si dhe për përparimin e pavarësisë së gjyqësorit.