Me rastin e Ditës Evropiane të Drejtësisë, nxënësit nga SHMEJQSH “Vasil Antevski – Dren” në vizitë në Gjykatën Supreme
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Me rastin e Ditës Evropiane të Drejtësisë, nxënësit nga SHMEJQSH “Vasil Antevski – Dren” në vizitë në Gjykatën Supreme
Në Gjykatën Supreme, nxënësit kishin mundësi që drejtpërdrejtë të njihen me kompetencat, punën dhe organizimin e gjykatës më të lartë në shtetin, si dhe me rolin e saj dhe aktivitetet për realizimin e drejtësisë dhe sundimin e së drejtës.
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, iu tha nxënësve se nëse arsimi juridik është përcaktim i tyre në të ardhmen, duhet ta ndërtojnë me shumë përkushtim dhe se ata si gjeneratë do të përfaqësojnë të ardhmen e sistemit juridik dhe të institucioneve gjyqësore.
Nxënësit theksuan se, kjo vizitë në Gjykatën Supreme për ta është shumë e dobishme dhe frymëzuese dhe se mbartin eksperienca të shkëlqyeshme dhe njohuri të re edukative për funksionimin e gjykatës, sidomos në aspekt të barazisë në zbatimin e ligjeve, praktikën gjyqësore dhe zbatimin e standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
25 Tetori është Dita Evropiane e Drejtësisë Civile, që çdo vit shënohet në të gjitha shtetet e Evropës. Qëllimi i shënimit të ditës është që, drejtësia të afrohet te qytetarët dhe për atë qëllim institucionet gjyqësore organizojnë ditë të hapura.