Njoftim nga Seanca e përgjithshme e mbajtur të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim nga Seanca e përgjithshme e mbajtur të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
R E N D I D I T Ë S
1. Njoftimi i vizitave të punës, të realizuara në Gjykatën e Apelit Shkup më 05.12.2022 dhe Gjykatën e Apelit Shtip më 14.12.2022.
2. Diskutimi për plotësimin e Konkluzionit të nxjerrë në Seancën e përgjithshme, të mbajtur më 21.12.2022, me rastin e çështjes rreth publikimit të vendimeve të miratuara në Web faqet e gjykatave.
Seanca e përgjithshme:
Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, i miratoi Raportet nga vizitat e punës, të realizuara në Gjykatën e Apelit Shkup më 05.12.2022 dhe Gjykatën e Apelit Shtip më 14.12.2022.
Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, nxori Konkluzion që Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut të parashtrojë Iniciativë drejtuar Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimin e dispozitave të nenit 9 të Ligjit për udhëheqjen me qarkullimin e lëndëve në gjykatat dhe nenin 99 paragrafi (5) të Ligjit për gjykatat.
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut