Njoftim për mbajtjen e seancës publike për lëndën VKZH1-23/24
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim për mbajtjen e seancës publike për lëndën VKZH1-23/24
News, Press realeses
|
May 22, 2024
Seancë publike për lëndën VKZH1-23/24
Në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është formuar lëndë VKZH1-23/24, sipas ankesës së të dyshuarit B.V., të deklaruar kundër aktvendimit për vazhdimin e masës së paraburgimit, në lëndën penale për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi.
Këshilli i veprave penale të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke vepruar sipas propozimit të dyshuarit, të cekur në ankesën e deklaruar përmes mbrojtësit Bojan Manev, avokat nga Velesi, caktoi seancë publike për më 29.05.2024 (e mërkurë), duke filluar në orën 11.00, në sallën e gjykimit në katin e parë, në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.