Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, realizoi takim me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Uzlem Xhanel [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, realizoi takim me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Uzlem Xhanel

News  |  Oct 4, 2024
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, realizoi takim me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Uzlem Xhanel.

Në këtë takim, kryetarja Ademi i dëshiroi ambasadores Xhanel mision të suksesshëm diplomatik duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme që e jep Mbretëria e Holandës ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut, sidomos në pjesën e gjyqësorit dhe sundimin e të drejtës.

Ambasadorja Xhanel, theksoi rëndësinë e sundimit të së drejtës për aspiratat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut me rolin dhe aktivitetet e saj paraqet një shembull të ndritshëm për gjyqësorin dhe sistemin juridik.

Kryetarja e Gjykatës Supreme, theksoi se Gjykata Supreme në atë drejtim jep përpjekje të mëdha dhe ndërmerr aktivitete intensive në lidhje me përparimin e efikasitetit, transparencës, konsistencës së praktikës gjyqësore sipas praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kontributit në procesin e reformës dhe ndryshimeve të nevojshme ligjore, forcimin e besimit të publikut, zhvillimin e kulturës juridike sipas parimeve të integritetit dhe llogaridhënies dhe zbatimin e standardeve evropiane si garanci për drejtësi cilësore.

Në këtë takim, u theksua se bashkëpunimi dhe angazhimet e përbashkëta do të vazhdojnë të zhvillohen për realizimin e qëllimeve të përbashkëta dhe prioriteteve të larta për sundimin e të drejtës bazuar në parimet dhe standardet evropiane për një gjyqësor të pavarur si postulate kryesore për realizimin e agjendës së reformave evropiane.

 

   


Decision search

Court
Case number
Date
_