Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit të veprave civile
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit të veprave civile
R E N D I I D I T Ë S
1. Miratimi i Procesverbalit nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 28.02.2022;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile, për muajin shkurt 2022;
3. Shqyrtimi i kërkesës së Ana Petrovski avokate nga Shkupi, për miratimin e mendimit juridik për çështjen, nëse para kontrata e shitblerjes së pasurisë së paluajtshme në të cilën është kontraktuar se çmimi do të paguhet në ditën e lidhjes së marrëveshjes kryesore, detyron pagesën e çmimit edhe pa lidhjen e marrëveshjes kryesore, përkatësisht nëse shitësi me një padi borxhi mund të kërkojë vetëm pagesën e një çmimi pa kërkuar lidhjen e njëkohshme të një kontrate kryesore;
4. Shqyrtimi i kërkesës së Lidija Apostollova nga Shkupi, për unifikimin e praktikës gjyqësore lidhur me trajtimin e kontratës për shoqërimin e mjeteve për ndërtimin e objekteve banesore si kontratë të pa ngarkuar ose të ngarkuar;
5. Diskutimi për Konkluzionin e katër gjykatave të apelit të miratuar në takimin punues, të mbajtur më 06.10.2021, për miratimin e mendimit juridik të çështjes që është legjitimuar në mënyrë aktive për të parashtruar padi për borxhin e regresit nga një automjet të pasiguruar, Byroja nacionale e sigurimeve ose kompania e sigurimit që ka kompensuar dëmin;
6. Shqyrtimi dhe miratimi i sentencës për lëndën Rev2.nr.594/2021;
Në këtë seancë:
Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, Sektori miratoi Procesverbalin nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 28.02.2022;
Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, Sektori miratoi Raportin për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile, për muajin shkurt 2022;
Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, u nxor konkluzion se nuk plotësohen kushtet që Sektori i veprave civile të diskutojë mbi çështjen e parashtruar juridike;
Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, Sektori nxori konkluzion se nuk plotësohen kushtet që Sektori i veprave civile të diskutojë mbi kërkesën e parashtruar për unifikimin e praktikës gjyqësore;
Lidhur me pikën e pestë të rendit të ditës, Sektori nxori konkluzion se nuk ka bazë që Sektori i veprave civile të diskutojë dhe të miratojë mendim juridik me propozim – iniciativë të një gjyqtari të Gjykatës së Apelit;
Lidhur me pikën e gjashtë të rendit të ditës, Sektori miratoi sentencë për lëndën Rev2.nr.594/2021;
Sektori i veprave civile