Intensifikimi i aktiviteteve të Gjykatës Supreme në kuadër të projektit për forcimin e luftës kundër dhe tregtisë me njerëz
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Intensifikimi i aktiviteteve të Gjykatës Supreme në kuadër të projektit për forcimin e luftës kundër dhe tregtisë me njerëz
Risi
|
17 Dhj 2024
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi realizoi takim me përfaqësuesit e Projektit regjional të Bashkimit Evropian “Mbështetja e BE-së për forcimin e luftës kundër kontrabandës me emigrantë dhe tregtisë me njerëz në Ballkanin Perëndimor”.
Në takim u diskutua për rëndësinë e aktiviteteve të Projektit regjional dhe avancimit të aktiviteteve në kuadër të tërë gjyqësorit në mënyrë që do të japë kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e luftës kundër kontrabandës me emigrantë dhe tregtisë me njerëz. Në këtë drejtim, në takim u këmbyen një numër i konsideruar i eksperiencave, mendimeve dhe ideve të cilat në periudhën e ardhshme do të realizohen përmes intensifikimit të bashkëpunimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ekspertëve të Projektit regjional.