Kryetarja e Gjykatës Supreme pati fjalim në Konferencën vjetore të gjyqtarëve përkushtuar veprimit të drejtë cilësor [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme pati fjalim në Konferencën vjetore të gjyqtarëve përkushtuar veprimit të drejtë cilësor

Evenimente, Risi  |  3 Pri 2024
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, pati fjalim në Konferencën vjetore të gjyqtarëve në organizim të Shoqatës së gjyqtarëve dhe Misionit të OSBE-së në Shkup.

 

Tema e këtij viti, e Konferencës që në mënyrë tradicionale mbahet me rastin e 31 marsit, Ditës së Jurisprudencës maqedonase, iu përkushtua veprimit të drejtë cilësor dhe kthimin e besimit te publiku.

Në fjalimin hyrës të saj, kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, theksoi rëndësinë e çiltërsisë, transparencës dhe cilësinë e vendimeve gjyqësore si një parakusht kryesor për përforcimin e besimit publik.

Për reputacionin e gjyqësorit, ndër të tjerash, një nga imperativët kryesor është pranimi i konceptit për gjyqësor të hapur, por edhe respektimi i denjë dhe zbatimi i principit të transparencës. Çiltërsia e gjyqësorit nënkupton transparencën në aspektin e qasjes së informacioneve, por edhe transparencën në aspektin e vlerave prerogative. Thelbi i transparencës është pikërisht në pranimin e vlerave që nënkuptojnë ndërtimin e një sistemi gjyqësor, ku qytetarët do të njohin veprimin e drejtë dhe marrjen e vendimeve gjyqësore në emër të tyre, por edhe në emër të drejtësisë”, theksoi Ademi.

Kryetarja e Gjykatës Supreme, theksoi se publiku din shumë mirë të njohë luftën për gjyqësor të pavarur dhe se kur është në pyetje parimi i sundimit të së drejtës dhe parimet e shtetit juridik nuk mund të ketë kalkulime, dhe as demagogji.

Me ekzistimin e praktikës së këtillë rrezikohet besimi publik dhe prishet sundimi i të drejtës. Kjo, më së miri mund të shihet kur bëhet fjalë për lëndë me interes të lartë publik, ngase fokusi ndaj drejtësisë është themeluar me observim më të gjerë shoqëror. Nuk mund të lejojmë që për lëndët të mos veprohet me përditësim dhe në mënyrë efikase, dhe aq më pak si pushtet gjyqësor të mos referohemi për vendimet ligjore nga fusha e drejtësisë, sidomos për ato të cilat i prekin institucionet juridike”, nënvizoi Ademi.

Për veprim të drejtë cilësor si parakusht për besimin publik është i nevojshëm integriteti i fuqishëm personal. Integriteti është një garanci e fuqishme për rezistencën nga ndikime të pakujdesshme dhe pikërisht integriteti është mbrojtësi i sundimit të së drejtës. Në fakt, aty është edhe përgjigja e pyetjes se si duhet të ripërtërihet besimi publik”, theksoi kryetarja e Gjykatës Supreme.

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_