Kryetarja e Gjykatës Supreme, realizoi takim pune me drejtoren e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Kryetarja e Gjykatës Supreme, realizoi takim pune me drejtoren e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik
Në takimin e punës u diskutua për disa çështje që kanë të bëjnë me përcaktimet programore dhe aktivitetet e Akademisë në aspektin e edukimit të vazhdueshëm juridik si një faktor i rëndësishëm dhe kontribut për kryerjen e funksionit profesional, të pavarur, të paanshëm dhe efikas.
Në këtë takim u bisedua edhe për Konferencën që do të mbahet në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe që ka të bëjë me përforcimin e përgjegjësisë së gjyqtarit, pavarësinë dhe besimin e publikut.
Kryetarja Ademi, tha se mbajtja e Konferencës për të cilën Gjykata Supreme jep mbështetjen e tërësishme paraqet një nga ngjarjet më të rëndësishme në organizimin e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik në bashkëpunim me Institutin CEELI.
Drejtorja e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik dhe zëvendës drejtori i Akademisë theksuan se mbajtja e Konferencës në gjykatën më të lartë në shtet flet për rëndësinë e ngjarjes dhe e potencon rolin dhe kontributin e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në sistemin e gjyqësorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në këtë kontest, në takim u theksua se nga Konferenca do të rezultojnë konkluzione esenciale dhe përgjigje për sfidat e gjyqësorit lidhur me plotësimin e standardeve evropiane, si dhe për formimin e një gjyqësori transparent si parakusht për forcimin e besimit publik.