Aktivitetet e Gjykatës Supreme të shënuara pozitivisht në Raportin e ri nga mbikëqyrja e realizuar e Ministrisë së Drejtësisë
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Aktivitetet e Gjykatës Supreme të shënuara pozitivisht në Raportin e ri nga mbikëqyrja e realizuar e Ministrisë së Drejtësisë
Në Raportin nga mbikëqyrja e realizuar konstatohet se Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë disa aktivitete për avancimin e transparencës, ka miratuar dhe i zbaton procedurat e brendshme të nevojshme për punën e gjykatës në pajtim me ligjet dhe Rregulloren gjyqësore dhe i ka publikuar të gjitha aktet e rëndësishme për punën e gjykatës në mënyrë që jepet kontribut për transparencë në punë.
Gjithashtu, në Raport janë shënuar iniciativat dhe krijimi i funksionaliteteve të reja për avancimin e sistemit AKMIS dhe digjitalizimit, ndryshimet dhe realizimi i qëllimeve dhe angazhimet e Këshillit për Gjyqësor të Hapur. Vendimet gjyqësore dhe aktet publikohen rregullisht në ueb faqen e gjykatës, ekziston bazë e vendimeve gjyqësore dhe nuk ekziston shpërndarje me dorë e lëndëve.
Gjykata Supreme, merr aktivitete për avancimin e praktikës gjyqësore dhe inicimin e moduleve të reja në lidhje me konsistencën e vendimeve gjyqësore. Njëkohësisht, në Raport theksohen raportet nga vizita e të gjitha gjykatave më të ulëta të vendit dhe vlerësohet se vizitat e këtilla është e nevojshme që të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Raporti i referohet edhe punës në mënyrë të rregullt në pjesën e arkivimit të lëndëve dhe të aktiviteteve më të gjëra në lidhje me materialin arkivor në pajtim me rregullat për punë arkivore.
Në Raportin e Ministrisë së Drejtësisë theksohet se nevojitet që urgjentisht të zgjidhen gjyqtarë të rinj në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke qenë se gjykata një kohë të gjatë është lënë pa numrin e duhur të gjyqtarëve.