Kryetarja e Gjykatës Supreme pati fjalim në ngjarjen përfundimtare rreth rekomandimeve për përmirësimin e situatës në gjyqësor [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme pati fjalim në ngjarjen përfundimtare rreth rekomandimeve për përmirësimin e situatës në gjyqësor

News  |  Sep 19, 2024
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, pati fjalim në ngjarjen përfundimtare rreth rekomandimeve dhe Planit aksionar për përmirësimin e situatës në gjyqësor, të realizuar në kuadër të projektit të zbatuar nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” dhe të mbështetur nga Ambasada e SHBA në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Dokumenti i politikave publike për të cilin flasim sot pasqyron saktë situatën në gjyqësor dhe çfarë duhet të bëhet në këtë plan. Ne do të pajtohemi që duhet të ndërmerren masa dhe aktivitete, tha kryetarja e Gjykatës Supreme. 

“Para së gjithash, është e nevojshme që më në fund të dëgjohet zëri i gjyqësorit. Të dëgjohen mendimet dhe propozimet e trupit gjyqësor. Problemet nuk zgjidhen me imponimin apo me pranimin e heshtjes, përkundrazi, argumentimet e gjyqtarëve me qëndrim dhe integritet janë mjaftueshëm me zë dhe të qartë për të treguar situatën që pengojnë idetë dhe proceset. 

Në këtë kuptim, është e palejueshme që të bëhen ndryshime ligjore, që lidhen drejtpërdrejtë apo tërthorazi me gjyqësorin, siç ishte shembulli me Kodin penal, pa dëgjuar mendimin e gjyqtarëve.

Siç thekson njëra nga rekomandimet e dokumentit, është e nevojshme përfshirja e tërësishme e gjyqtarëve në proceset në lidhje me ndryshimin e Rregullores.

Kjo jo vetëm që shkakton jo transparencën e procesit, por edhe reperkusion të panevojshëm nga aspekti i sundimit të së drejtës. Por, pavarësia e gjyqësorit mbrohet edhe me sigurimin e pavarësisë financiare të tij”, tha Ademi.

“Një nga rekomandimet thekson rëndësinë e pavarësisë dhe rritjes së buxhetit gjyqësor, përkatësisht se është e nevojshme të bëhen ndryshime në rregulloret pozitive që realizimi i buxhetit të gjyqësorit dhe prokurorisë publike të mos varet nga pëlqimi dhe miratimet e marra më parë nga autoritetet e pushtetit ekzekutiv.  

Është e padiskutueshme që përderisa gjyqësori është i varur financiarisht nga autoritetet tjera nuk mund të flasim as për respektim konsekuent të parimit kushtetues të ndarjes së pushteteve. 

Përderisa gjyqësori përballet me problemin e mungesës së gjyqtarëve dhe të administratës gjyqësore, nuk mund të flasim për respektimin e pozitës kushtetuese dhe ligjore të gjyqësorit.

Burimet njerëzore janë shtylla e funksionalitetit dhe garanci se qëllimet e gjyqësorit, të përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligjin do të përmbushen ashtu siç e imponojnë parimet e një  gjyqësori të pavarur, efikas dhe të përgjegjshëm”, - tha kryetarja e Gjykatës Supreme në fjalimin e saj. 

   


Decision search

Court
Case number
Date
_