Një Delegacion i Gjykatës Supreme, morri pjesë në Konferencën rajonale për zbatimin e Konventës Evropiane
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Një Delegacion i Gjykatës Supreme, morri pjesë në Konferencën rajonale për zbatimin e Konventës Evropiane
Në Konferencën e organizuar nga Gjykata Supreme e Kasacionit të Serbisë në mbështetje të projektit nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, morën pjesë gjyqtarë nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe gjyqtarë nga gjykatat kushtetuese dhe supreme nga Republika e Kroacisë, Republika e Sllovenisë, Republika e Serbisë, Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Malit të Zi, nga Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe nga Republika e Serbisë.
Gjatë Konferencës, përfaqësuesit nga instancat më të larta gjyqësore të Evropës Qendrore dhe Juglindore diskutuan në pesë panelet tematike, të përkushtuara për lirinë e shprehjes dhe gjykatat, luftën kundër krimit të organizuar në praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe gjykatat e vendit, përfitimet dhe humbjet e të drejtave pronësore dhe e drejta për qasjen e çështjeve të qytetarëve në gjykatë.
Qëllimi i ngjarjes ishte që të potencohet roli i gjykatave nacionale dhe i gjyqtarëve në procedurat dhe në mundësimin e mbrojtjes efektive për të drejtat nga Konventa.