Dita Evropiane e Drejtësisë në Gjykatën Supreme
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Dita Evropiane e Drejtësisë në Gjykatën Supreme
News
|
Oct 26, 2023
Me rastin e Ditës Evropiane të Drejtësisë, 25 Tetori, nxënës nga SHFK “Dimitar Pop Georgiev – Berovski” nga Shkupi, vizituan Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në kuadër të vizitës, nxënësit u njoftuan me pozitën, kompetencat, punën dhe aktivitetet e Gjykatës Supreme si gjykatë më e lartë e vendit, por edhe me funksionimin e sistemit juridik dhe gjyqësor dhe rolin që duhet të kenë gjykatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe zbatimin e standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Njëzet e pesë Tetori është Dita Evropiane e Drejtësisë, që çdo vit shënohet në të gjitha shtetet e Evropës dhe ka për qëllim afrimin te qytetarët që edhe ata të njihen me realizimin e saj.