Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit për gjykim në afat të arsyeshëm
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit për gjykim në afat të arsyeshëm
R E N D D I T E
1. Miratimi i propozim – procesverbalit nga seanca e Sektorit për gjykim në afat të arsyeshëm, të mbajtur më 27.05.2024;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për qarkullimin e lëndëve në Sektorin për gjykim në afat të arsyeshëm, për muajin maj 2024;
3. Vazhdimi i diskutimit mbi lëndën PSRRU.nr.7/24
- shtojcë: praktika gjyqësore e GJSRMV;
4. Të ndryshme.
Pas seancës së mbajtur:
Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, u miratua procesverbali nga seanca e Sektorit për gjykim në afat të arsyeshëm, të mbajtur më 27.05.2024;
Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, u shqyrtua dhe miratua Raporti për qarkullimin e lëndëve në Sektorin për gjykim në afat të arsyeshëm, për muajin maj 2024;
Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, për shkak të diskutimit të madh të anëtarëve të Sektorit dhe shqyrtimit të praktikës gjyqësore të GJSRMV, u nxor konkluzion që kjo pikë të shtyhet, për kërkimin në themel të praktikës gjyqësore të GJEDNJ, për këtë lloj procedurash.