Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit të veprave civile [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit të veprave civile

Risi  |  26 Dhj 2024
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 26.12.2024 mbajti seancë të Sektorit të veprave civile, në të cilën miratoi këtë:

 

                                                                    R E N D   D I T E

        

1. Miratimi i Procesverbalit nga seanca e Sektorit të veprave civile të mbajtur më 10.12.2024;

2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajin nëntor 2024;

3. Vazhdimi me diskutimin për Konkluzionin e Sektorit të praktikës gjyqësore të datës 12.02.2024, për unifikimin e praktikës gjyqësore lidhur me çështjen juridike se a ka arsye që në një lëndë të veçantë të caktohet që të veprojë një gjykatë tjetër kompetente reale në rastin kur si palë paraqitet një gjyqtar i asaj gjykate (pika e shtyrë nga 10.12.2024);  

4. Vazhdimi me diskutimin e kërkesës së Dushko Manev, avokat nga Radovishi, për miratimin e mendimit juridik lidhur me çështjen, A mundet që noteri si person fizik, pasi ka ndërprerë kryerjen e shërbimit për shkak të daljes në pension, në procedurë gjyqësore të kërkojë pagesën e kërkesave të cilat nuk janë paguar deri në ditën e ndërprerjes së shërbimit si noter dhe si person fizik a ka legjitimacion aktiv për mbajtjen e kontesteve të tilla;

5. Shqyrtimi i shkresës së Ministrisë së Drejtësisë-Biroja për përfaqësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në lidhje me aktgjykimin Shapkarovski dhe Kanevçe kundër Maqedonisë së Veriut A.nr.42520/17 dhe 50129/17 të datës 22.10.2024;

6. Shqyrtimi dhe miratimi i sentencave për lëndët Rev2-55/23 dhe Rev2-117/23;

7. Shqyrtimi dhe miratimi i sentencave për lëndët Rev1-27/24, Rev3-26/23, Rev1-211/19, Rev1-146/18, Rev3-95/18, dhe Rev1-205/16;

 

Në këtë seancë, Sektori i veprave civile:

Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, miratoi Procesverbalin nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 10.12.2024;

Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, miratoi Raportin për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajin nëntor 2024;

Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, miratoi mendim juridik;

Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, miratoi mendim juridik;

Lidhur me pikën e pestë të rendit të ditës, shqyrtoi shkresën e Ministrisë së Drejtësisë- Biroja për përfaqësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut;

Lidhur me pikën e gjashtë të rendit të ditës, miratoi sentenca për lëndët Rev2-55/23 dhe Rev2-117/23;

Lidhur me pikën e shtatë të rendit të ditës, miratoi sentenca për lëndët Rev1-27/24, Rev3-26/23, ndërsa për lëndët tjera diskutimin e shtyu;

                       

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_