Njoftim për mbajtjen e Seancës së përgjithshme të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim për mbajtjen e Seancës së përgjithshme të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
R E N D D I T E
1. Diskutimi mbi Konkluzionin e Sektorit të veprave penale, për çështjen juridike: “Vallë në fazën e hetimit, me propozim për anulimin/zëvendësimin e masës së paraburgimit, merr vendim gjyqtari i procedurës paraprake ose varësisht nga stadiumi i procedurës, këshilli i cili është kompetent të vendos për vazhdimin e masës së paraburgimit”.
2. Diskutimi mbi iniciativën për miratimin e mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Aleksandar Varella, avokat nga Shkupi.
3. Diskutimi mbi iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Mr. Kirill Petreski, avokat nga Prilepi.
4. Diskutimi mbi iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Shoqëria e avokatëve LLAZOVA BADEVA, përmes përfaqësuesve ligjor Nadica Badeva-Qortosheva dhe Dane Llazov, avokatë nga Shkupi.
5. Diskutimi mbi iniciativën për miratimin e mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Risto Novakoski, avokat nga Ohri – Shoqëria e avokatëve Goxho, Kiçeec dhe Novakovski nga Ohri.