Kryetarja e Gjykatës Supreme realizoi vizitë në Gjykatën e Apelit Shkup, në Gjykatën Penale, Civile, Administrative dhe në Gjykatën e Lartë Administrative [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme realizoi vizitë në Gjykatën e Apelit Shkup, në Gjykatën Penale, Civile, Administrative dhe në Gjykatën e Lartë Administrative

News  |  Sep 16, 2024
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, realizoi vizitë në Gjykatën e Apelit Shkup, Gjykatën Themelore Penale, Gjykatën Themelore Civile, në Gjykatën Administrative dhe në Gjykatën e Lartë Administrative.

    

Në kuadër të vizitave, kryetarja Ademi realizoi takime me kryetaren e Gjykatës së Apelit Meri Dika Georgievska, me kryetarin e Gjykatës Themelore Penale, Ivan Xholev, me kryetarin e Gjykatës Themelore Civile, Besnik Avdija, me kryetarin e Gjykatës Administrative, Burim Sejdini dhe me U.D. kryetare të Gjykatës së Lartë Administrative, Violeta Ilievska.  

Në takimet e punës u bisedua për disa çështje të rëndësishme për punën e gjykatave, dhe në lidhje me nevojën e vazhdueshme për sigurimin e kuadrit të gjyqtarëve dhe kuadrit profesional, realizimin e projekteve në kuptim të investimeve kapitale të gjykatave dhe për mirëmbajtjen e ndërtesave të gjykatave.

Gjatë takimeve të punës, një theks i veçantë u vu edhe për procedimin dhe vendimmarrjen e lëndëve që janë me interes të lartë publik, për përparimin e përditësimit dhe efikasitetin dhe marrjen e aktiviteteve për përmirësimin e reputacionit të gjyqësorit dhe besimin e publikut.

 

Gjithashtu, në këto takime u bisedua edhe për çiltërsinë dhe transparencën, arkivimin e lëndëve, nevojën për teknologji informatike dhe për nevojën për bashkëpunimin intensiv të gjykatave.

Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në periudhën e kaluar ka realizuar vizitë në të gjitha gjykatat më të ulëta të vendit. Me vizitat në Gjykatën e Apelit Shkup, në gjykatat themelore penale dhe atë civile, në Gjykatën Administrative dhe Gjykatën e Lartë Administrative u përmbyllën të gjitha vizitat e planifikuara të gjykatave më të ulëta nga Gjykata më e lartë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Qëllimi i vizitave të punës në përputhje me kompetencat e Gjykatës Supreme ishte që direkt të perceptohen problemet dhe sfidat e gjykatave, të intensifikohet bashkëpunimi dhe koordinimi i ndërsjellë, të bisedohet mbi çështje që janë në interes të publikut dhe të qytetarëve dhe të potencohet parimi i solidaritetit gjyqësor, në dritën e reformave të nevojshme dhe zbatimin e standardeve evropiane.  

 

   


Decision search

Court
Case number
Date
_