Me rastin e Ditës Evropiane të Drejtësisë, studentët e drejtësisë dhe organizatat civile vizituan Gjykatën Supreme [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Me rastin e Ditës Evropiane të Drejtësisë, studentët e drejtësisë dhe organizatat civile vizituan Gjykatën Supreme

News  |  Oct 26, 2024
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot shënoi Ditën Evropiane të Drejtësisë dhe me atë rast studentët nga Fakulteti juridik “Justijan Prvi” dhe organizatat civile vizituan Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Studentët me mentorët e tyre profesoreshat Dr. Aleksandra Deanovska Trendafilova dhe Aleksandra Gruevska Drakulevski, patën mundësi të njihen me punën e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, theksoi sipas kompetencave Gjykata Supreme ndërmerr aktivitete të vazhdueshme për avancimin e efikasitetit, transparencës dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe interesit publik.

Kryetarja Ademi i porositi studentët se profesioni i drejtësisë nënkupton shumë përkushtim, këmbëngulje, vendosmëri dhe integritet dhe se pikërisht juristët janë ata të cilët duhet me autoritetin, shkathtësinë dhe diturinë e tyre të mbrojnë sundimin e të drejtës.

Me rastin e Ditës Evropiane të Drejtësisë, Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut e vizituan edhe përfaqësues të organizatave civile, përkatësisht Qendra për hulumtime dhe analiza juridike, Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë, Shoqata maqedonase e juristëve të rinj dhe Instituti për të drejtat e njeriut.

Në takimin me organizatat civile u theksua se bashkëpunimi ndërmjet sektorit civil dhe gjyqësorit luan një rol të rëndësishëm për mbrojtjen e sundimit të së drejtës dhe se vetëm përmes një bashkëpunimi të tillë mund të plotësohen standardet evropiane dhe agjenda e reformës, si dhe avancimi i besimit publik.

Në emër të bashkëpunimit të frytshëm dhe sundimin e të drejtës dhe me rastin e Ditës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kryetarja e Gjykatës Supreme u ndau mirënjohje organizatave civile, duke theksuar rolin e rëndësishëm të tyre në shoqëri dhe në gjyqësor dhe kontributin që e japin për avancimin e gjyqësorit.

Njëzet e pesë tetori është Dita Evropiane e Drejtësisë Civile, që çdo vit shënohet në shtetet evropiane. Qëllimi i shënimit të saj në të gjitha shtetet evropiane është që drejtësia të afrohet drejt publikut dhe qytetarët të njihen me zbatimin e saj.

 

   


Decision search

Court
Case number
Date
_