Kryetarja e Gjykatës Supreme, realizoi takim pune me Kryetarin e Odës së avokatëve [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme, realizoi takim pune me Kryetarin e Odës së avokatëve

News  |  Mar 6, 2024
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, realizoi takim pune me Kryetarin e Odës së avokatëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Mihajllovski.

 

 

Në këtë takim që mbajt në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u diskutua mbi çështje që kanë të bëjnë me ndryshimet e nevojshme ligjore në përputhje me Strategjinë e re për reforma në sektorin e gjyqësorit, respektimin e vazhdueshëm të principit të barazisë së mjeteve dhe zbatimin e Ligjit për procedurë penale, si dhe për disa çështje aktuale për zbatimin e Ligjit për procedurë kontestimore dhe ligjet e avokaturës dhe noterisë.

 

Kryetarja e Gjykatës Supreme dhe Kryetari i Odës së avokatëve, theksuan se bashkëpunimi midis institucioneve të drejtësisë kontribuon në përparimin e sistemit të drejtësisë dhe sundimin e të drejtës dhe se në të ardhmen duhet që një bashkëpunim i tillë të thellohet sidomos nga aspekti i proceseve reformuese.     

 

 

 

   


Decision search

Court
Case number
Date
_