Njoftim për opinionin [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim për opinionin

Press realeses  |  Feb 17, 2022
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rastin e aktgjykimit të miratuar për lëndën Kvp2 177/2021 të datës 09.02.2022, informon opinionin se e abrogoi aktgjykimin e Gjykatës së Apelit Shkup KZH.nr.746/2020 të datës 14.07.2021, për shkak të shkeljeve të bëra të dispozitave të Ligjit për procedurë penale lidhur me mos mbajtjen e seancës publike para Gjykatës së Apelit, edhe pse këtë e ka kërkuar i akuzuari në ankesën e deklaruar, me çka është bërë shkelja e nenit 6 paragrafi (1) nga Konventa Euopiane për të Drejtat e Njeriut, Gjykata e Apelit ka qenë e obliguar të ndjek praktikën gjyqësore të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe t’i respektojë dhe zbatojë vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Duke i marrë parasysh principet themelore në bazë të së cilave themelohet procedurë penale, si dhe standardet e pranuara të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka nxjerrë konkluzion nga 07.12.2021 për mbajtjen e seancës publike para gjykatës së shkallës së dytë, që është në dispozicion në Ueb faqen e gjykatës se:

“Për lëndët të cilat janë evidentuar në gjykatë lidhur me ankesë të parashtruar që zhvillohen me propozim akuzues, gjykata është e obliguar t’i dorëzojë parashtresat nga njëra anë për inspektim dhe përgjigje në anën tjetër për shkak të respektimit të principit të “barabarësisë së mjeteve”, kurse seanca publike do të mbahet në qoftë se në ankesë ose në përgjigje në ankesë është theksuar kërkesë për seancë publike”.

Mënyra e këtillë e veprimit është në pajtueshmëri me jurisprudencën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, të shprehur në disa vendime të Gjykatës Supreme edhe atë në: Kvp1.nr.81/2016 të datës 18.10.2016, Kvp1.nr.183/2015 të datës 01.02.2017, Kvp1.nr.68/2016 të datës 01.02.2017, Kvp2.nr.22/2019 të datës 18.06.2019, Kzz.nr.17/2019 të datës 11.07.2019, Kvp2.nr.25/2021 të datës 08.11.2021 dhe Kvp2.nr.119/2021 të datës 15.12.2021.

Nga këtu, në këtë mënyrë respektohet vendosmëria në veprimin, me zbatimin e denjë të së drejtës së Konventës, dhe të standardeve ndërkombëtare të pranuara për të drejtat e njeriut, në drejtim të ofrimit të sigurisë juridike dhe përforcimit të besimit te opinioni në sistemin e jurisprudencës.

Në përputhje me praktikën gjyqësore të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, nga shteti kërkohet që t’ ju sigurojë të gjithë personave në procedurat gjyqësore ti gëzojnë para atyre gjykatave garancitë që përfshihen në nenin 6 nga Konventa Euopiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Liritë Themelore të Njeriut. Në fakt, mënyra e këtillë e veprimit është shprehur në disa vendime të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut ndër të cilat Atanasov kundër Republikës së Maqedonisë, nr. 22745/06, § 30, 17 shkurt 2011 dhe Delkur kundër Belgjikës (Delcourt v. Belgium), 17 janar 1970, § 25, Series A no. 11.

Në çdo rast, përmes parimit të gjykimit publik dhe mundësisë që i jepet të akuzuarit të japë deklaratë para gjykatës së apelit realizohet edhe qëllimi për garantimin e të drejtës së mbrojtjes së të akuzuarit Tirs dhe të tjerë kundër San Marino (Tierce and Others v. San Marino), numrat 24954/94 dhe 2 të tjerë, ECHR 2000-IX, § 95.

Duke marrë parasysh të theksuarën, realizimi i procedurës së drejtë paraqet faktor qendror në procesin e vendimmarrjes së gjykatave në vendosjen e lëndëve, ndër të cilat edhe e sipërpërmendura.

Komentet, deklaratat dhe kritikat janë pjesë e çdo shoqërie bashkëkohore demokratike, megjithatë kjo nuk guxon ta hijezojë përgjegjësinë për rruajtjen e pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqësorit, për veprimin në përputhje me ligjet, si dhe me instrumentet dhe standardet ndërkombëtare, që imponon obligimin e të gjitha institucioneve, si dhe të shoqërisë në përgjithësi. Opinioni, si dhe mediumet kanë rol të rëndësishëm në rruajtjen e pavarësisë dhe paanshmërisë të gjyqësorit dhe të principit për sundimin e të drejtës, që paraqet parakusht të domosdoshëm për rruajtjen e besimit te publiku në gjyqësorin. 

GJYKATA SUPREME E

REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

   


Decision search

Court
Case number
Date
_