Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit të veprave civile
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit të veprave civile
R E N D I I D I T Ë S
1. Miratimi i Procesverbalit nga seanca e Sektorit të veprave civile të datës 06.10.2022;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajin shtator 2022;
3. Diskutimi për Konkluzionin e katër gjykatave të apelit, i nxjerrë në takimin punues të mbajtur më 06.10.2021 për unifikimin e praktikës gjyqësore për çështjen juridike, nëse në procedurën për caktimin e kompensimit të pronës së shpronësuar, gjykata mund të caktojë kompensim për rritje të patundshmërisë (plantacione, objekte ndërtimore dhe të ngjashme), që nuk janë të përfshira në aktvendimin për shpronësim të miratuar nga organi i drejtorisë dhe për të cilat nuk është bërë vlerësimi;
4. Diskutimi për Konkluzionin e katër gjykatave të apelit, i nxjerrë në takimin punues më 06.10.2021, për unifikimin e praktikës gjyqësore për çështjen juridike, në bazën e të cilës duhet të llogariten shpenzimet e procedurës në kontestet për asistencë;
5. Diskutimi për Konkluzionet e katër gjykatave të apelit, të nxjerrë në takimin punues të mbajtur më 06.10.2021, për unifikimin e praktikës gjyqësore për çështjen juridike, në procedurën jashtëkontestimore për kompensimin e patundshmërisë së shpronësuar, gjatë konstatimit të vlerës së tregut të tokës ndërtimore në kuptim të nenit 12, respektivisht vlerën e tregut të tokës bujqësore, pyjeve dhe kullotave në kuptim të nenit 13 nga Metodologjia për vlerësimin e vlerës së tregut për pronën e patundshme, në të cilin vit llogaritet se i paraprin vitit në të cilin është bërë shpronësimi i tokës ose viti që i paraprin vitit në të cilin bëhet vlerësimi;
Në këtë seancë, Sektori i veprave civile:
Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, miratoi Procesverbalin nga seanca e Sektorit të veprave civile të datës 06.10.2022;
Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, miratoi Raportin për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajin shtator 2022;
Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, miratoi mendim juridik parimor për çështjen juridike;
Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, miratoi mendim juridik parimor për çështjen juridike;
Lidhur me pikën e pestë të rendit të ditës, miratoi mendim juridik parimor për çështjen juridike.
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Sektori i veprave civile