Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, realizoi takim pune me ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilijan Val
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, realizoi takim pune me ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilijan Val
Në takimin e punës, u bisedua mbi çështje aktuale nga sfera e gjyqësorit, me theks të veçantë të reformave të nevojshme nga aspekti ligjor dhe funksional.
Kryetarja Ademi theksoi se, bashkëpunimi me Misionin e OSBE-së, në Shkup është me rëndësi të madhe dhe se aktivitetet e Misionit të OSBE-së në Shkup kanë rolin thelbësor për çështjet që kanë të bëjnë me integritetin dhe besimin publik.
Ambasadori Val, theksoi rolin pozitiv të Gjykatës Supreme dhe aktivitetet që i ndërmerr, dhe të cilat janë në drejtim të përparimit të pavarësisë dhe transparencës së gjyqësorit, që është vërejtur edhe në raportet ndërkombëtare.
Në këtë kuptim, në takim u potencua se bashkëpunimi në mes Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Misionit të OSBE-së, në Shkup do të thellohet edhe më tej si kontribut i jashtëzakonshëm për sundimin e të drejtës.