Njoftim nga Seanca e përgjithshme e mbajtur e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim nga Seanca e përgjithshme e mbajtur e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
R E N D I I D I T Ë S
1. Vendimmarrja për Kundërshtimin e një gjyqtari të Gjykatës Themelore Vinicë, të deklaruar kundër Vendimit për ndryshimin e Orarit vjetor të punës së Gjykatës Themelore Vinicë për vitin 2022.
2. Diskutimi mbi Iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Marija Davidovska, avokate nga Shkupi.
3. Diskutimi mbi Iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Shoqëria e avokatëve Llazov Badeva, avokatë nga Shkupi.
4. Diskutimi mbi Iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Kaltrina Useini, avokate nga Tetova.
5. Diskutimi mbi Iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Zëvendës – Avokati i popullit.
Në diskutimin e mbajtur, Seanca e përgjithshme:
Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, miratoi Aktvendim me të cilin e aprovoi Kundërshtimin e theksuar.
Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, nxori Konkluzion me të cilin Iniciativa për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, e parashtruar nga Marija Davidovska, avokat nga Shkupi, nuk miratohet.
Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, nxori Konkluzion me të cilin Iniciativa për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Shoqëria e avokatëve Llazov Badeva, avokatë nga Shkupi, nuk miratohet.
Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, nxori Konkluzion me të cilin Iniciativa për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Kaltrina Useini, avokate nga Tetova, nuk miratohet.
Lidhur me pikën e pestë të rendit të ditës, nxori Konkluzion me të cilin Iniciativa për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Zëvendës – Avokati i popullit, hidhet poshtë.
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut