Ademi – Gir: Aktivitetet e Gjykatës Supreme janë shembuj i mirë për tërë gjyqësorin [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Ademi – Gir: Aktivitetet e Gjykatës Supreme janë shembuj i mirë për tërë gjyqësorin

News  |  Aug 5, 2024
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dejvid Gir, realizuan takim pune në Gjykatën Supreme.

Kryetarja Ademi në takimin e punës theksoi se, për Gjykatën Supreme me rëndësi të madhe është që aktivitetet e gjykatës më të lartë në shtet janë vlerësuar pozitivisht në Raportin e ri mbi sundimin e të drejtës të Bashkimit Evropian.

Vlerësimet pozitive për Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, paraqesin vazhdimësi të raporteve të Komisionit Evropian viteve të fundit dhe ky është një motivim i madh që të vazhdojmë me të njëjtat angazhime dhe qëllime programore. Realizimi i rekomandimeve të Komisionit Evropian është kryesor për rrugën tonë evropiane” , tha Ademi, duke iu falënderuar ambasadorit për përkushtimin e tij dhe mbështetjen e BE-së për sundimin e të drejtës dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Ambasadori Gir theksoi se kreativiteti dhe inovacioni i Gjykatës Supreme janë për tu përshëndetur, sidomos për çështjet që kanë të bëjnë me çiltërsinë e gjyqësorit, interesin publik dhe përparimin e praktikës gjyqësore, ku bëjnë pjesë edhe qëndrimet parimore për transparencën e lëndëve me interes publik, zbatimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe çështjen e mjedisit jetësor.

Në këtë takim u potencua edhe rëndësia e vizitave të gjykatave më të ulëta në tërë vendin nga kryetarja e Gjykatës Supreme, në të cilat është biseduar për çështjet esenciale në pjesën e pavarësisë financiare, pajisjes me kuadër, efikasitetit, llogaridhënies dhe solidaritetit.

Në këtë drejtim, në takim u theksua se Gjykata Supreme është shembull i mirë për tërë gjyqësorin dhe se vlerësimet pozitive për Gjykatën Supreme janë sinjal i qartë se vetëm me respektimin e standardeve evropiane dhe principet për gjyqësor të hapur mund të realizohet agjenda evropiane dhe reformuese.

 

 

   


Decision search

Court
Case number
Date
_