Tryezë e rrumbullakët për qëndrimin parimor mbi ndotjen e ajrit dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Tryezë e rrumbullakët për qëndrimin parimor mbi ndotjen e ajrit dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor

News  |  Dec 4, 2024
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi dhe gjyqtari i Gjykatës Supreme Dr. Xhemali Saiti, morën pjesë në tryezën e rrumbullakët “Roli i gjykatave në mbrojtjen e mjedisit jetësor”, në organizim të Qendrës për hulumtime dhe analiza juridike.

Në Tryezën e rrumbullakët u theksua se me qëndrimin parimor të Gjykatës Supreme vendoset një bazë e fuqishme juridike për mbrojtjen e të drejtës së qytetarëve për mjedis të shëndetshëm jetësor. Kjo nënkupton se shteti është i detyrueshëm të merr masa konkrete për mbrojtjen e mjedisit jetësor, dhe qytetarët të kenë mundësinë që të kërkojnë mbrojtjen kundër shtetit për ndotjen, nëse ka obligime të paplotësuara ligjore.  

Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, theksoi se vetëm përmes shtetit juridik dhe sundimit të së drejtës mund të mbrohen të drejtat e njeriut, duke përfshirë edhe të drejtën për mjedis të shëndetshëm jetësor dhe se qëndrimi parimor i Gjykatës Supreme i shpreh angazhimet e Gjykatës Supreme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në pajtim me standardet evropiane.

„Sipas Rregullores nacionale dhe ndërkombëtare, shteti është i detyruar që të sigurojë mjedis të shëndetshëm jetësor, ndër të cilat edhe të drejtën për ajër të pastër. E drejta për mjedis të shëndetshëm jetësor është e garantuar me Kushtetutë dhe me ligjet, dhe në gjykatat mbrohen të drejtat dhe liritë e qytetarëve”, tha Ademi.

Gjyqtari Xhemali Saiti theksoi se qëndrimi parimor i Gjykatës Supreme është porosi e fuqishme për të gjitha institucionet shtetërore për obligimet e tyre sa i përket mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe se duhet të respektohen përgjegjësitë ndaj qytetarëve.

„Në realizimin e të drejtës për mjedis të shëndetshëm jetësor zbatohen dispozitat e Ligjit për konteste administrative, të cilat sigurojnë mbrojtjen gjyqësore nga akte dhe veprime të paligjshme”, sqaroi Saiti në kontekst të Qëndrimit parimor të miratuar të Gjykatës Supreme.

 

 

   


Decision search

Court
Case number
Date
_