Raporti i ri i Bashkimit Evropian për sundimin e të drejtës i vlerëson pozitivisht aktivitetet e Gjykatës Supreme [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Raporti i ri i Bashkimit Evropian për sundimin e të drejtës i vlerëson pozitivisht aktivitetet e Gjykatës Supreme

Risi  |  25 Kor 2024
Në Raportin e ri të Bashkimit Evropian për sundimin e të drejtës, aktivitetet e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë vlerësuar pozitivisht.

 

 

 

Në Raportin e Komisionit Evropian vërehet se Gjykata Supreme nën mbështetjen e kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, ka marrë masa për përparimin e transparencës, sidomos përmes aktiviteteve të Këshillit për Gjyqësor të Hapur në kuadër të Gjykatës Supreme.

Në këtë drejtim, theksohet rëndësia e Këshillit për Gjyqësor të Hapur, që nën udhëheqjen e kryetares së Gjykatës Supreme zbaton plan aksionar që parasheh përmirësimin e marrëdhënieve me publikun midis gjykatave dhe publikut.

Nga aspekti i përparimit të transparencës, në Raportin më tej potencohet se Gjykata Supreme me propozim të kryetares Ademi, ka miratuar qëndrim parimor për publikimin e vendimeve gjyqësore që nuk janë të plotfuqishme, që gjykatat më të ulëta të shtetit e respektojnë.

Në pjesën për pavarësinë e gjyqësorit, në Raportin theksohet se kryetarja e Gjykatës Supreme ka dhënë reagime dhe kritika publike për ekzistimin e ndikimeve të papërshtatshme dhe presioneve në gjyqësor dhe në atë drejtim tregohet për kontestimin e procedurës që udhëhiqej kundër kryetares së Gjykatës Supreme në Këshillin Gjyqësor.

Gjithashtu, në Raportin vërehet se Gjykata Supreme ka miratuar qëndrim parimor për zbatimin direkt të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, dhe në lidhje me të drejtën e ankesës në kontekst të dispozitave nga Ligji për Këshillin Gjyqësor.

Në Raportin e Komisionit Evropian vërehet edhe reagimi publik i Gjykatës Supreme për mosrespektimin e vazhdueshëm të limitit ligjor për sigurimin e buxhetit për gjyqësorin që vjen në shprehje për pavarësinë e pushtetit gjyqësor.

Gjithashtu, në Raportin vërehet edhe problematika e ndryshimeve të Kodit Penal, për të cilën Gjykata Supreme, gjithashtu kishte reagime publike.

Raporti i Bashkimit Evropian për sundimin e të drejtës në pjesën për Gjykatën Supreme paraqet inkurajim të madh dhe motiv që të vazhdohet me angazhimet që Gjykata Supreme i ka për përparimin e transparencës, pavarësinë, efikasitetin dhe zbatimin e standardeve evropiane. Rekomandimet e Bashkimit Evropian kanë rëndësi kryesore për reformat e nevojshme, sidomos në aspektin e sugjerimeve të Misionit vlerësues të Bashkimit Evropian për Këshillin Gjyqësor, dhe me qëllim që të sigurohet pavarësia e tërësishme e gjyqësorit si bazë për sundimin e të drejtës”, tha kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi.

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_