Njoftim për mbajtjen e seancës të Sektorit të veprave civile
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim për mbajtjen e seancës të Sektorit të veprave civile
R E N D D I T E
1. Shqyrtimi dhe miratimi i Procesverbalit nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 30.05.2022;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajin maj 2022;
3. Diskutimi mbi kërkesën e parashtruesit EVN Elektrodistribuimi SHPKNJP Shkup, Shoqëria për distribuim të energjisë elektrike, për miratimin e mendimit juridik lidhur me çështjen juridike se cili organ është kompetent për zbatimin dhe përmbarimin e veprimeve të përcaktuara me aktvendimet e miratuara gjyqësore për lëshimin e masës së përkohshme, vallë ato janë gjykatat themelore në përputhje me dispozitat e Ligjit për sigurimin e kërkesave apo kompetentë janë përmbaruesit në përputhje me dispozitat e Ligjit për përmbarim;
4. Diskutimi mbi çështjen për ndeshje të kompetencës ndërmjet Gjykatës Administrative dhe Gjykatës Themelore për prishjen e vendimit për shkarkimin e drejtorit të Institucionit kulturor, për unifikimin e praktikës gjyqësore ndërmjet këshillave të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
5. Diskutimi mbi çështjen juridike për zbatimin e nenit 111 paragrafi (4) të Ligjit për nëpunësit shtetëror lidhur me të drejtën e shtesës së rrogës në bazë të karrierës (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 27/14), për unifikimin e praktikës gjyqësore ndërmjet këshillave të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
6. Shqyrtimi i kërkesës të Jeton Tahirit, avokat nga Tetova, për miratimin e mendimit juridik lidhur me tre çështje juridike për kompensim të dëmit material, për debitor solidar – person përgjegjës në personin juridik dhe për afatin e parashtrimit të propozimit për sigurimin e provave;
7. Shqyrtimi i Iniciativës së Dushko Çangov nga Shkupi dhe Tehno-Intereksport SHPKNJP Shkup, për miratimin e mendimeve juridike për disa çështje juridike;
8. Diskutimi i çështjes juridike nëse ekziston shkak i rëndësishëm në kuptim të nenit 61 të Ligjit për procedurë kontesimore për caktimin e gjyqit tjetër real kompetent, për arsye se pala, ose autorizuesi i njërit nga palët të kontestit është djali i kryetarit të gjykatës, për unifikimin e praktikës gjyqësore ndërmjet këshillave të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
9.Të ndryshme;
Sektori i veprave civile