Konferenca rajonale për zbatimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe e drejta për gjykim në afat të arsyeshëm [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Konferenca rajonale për zbatimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe e drejta për gjykim në afat të arsyeshëm

Evenimente, Risi  |  3 Qer 2022

Harmonizimi i praktikës gjyqësore në Ballkanin Perëndimor në pajtim me standardet e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe me aktgjykimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut paraqet prioritet kyç për institucionet gjyqësore të rajonit dhe përpjekjet e tyre për përforcimin e sundimit të ligjit në aspektin e perspektivave evropiane.

Ky është konkluzioni i Konferencës dyditore “Unifikimi i zbatimit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në nivelin kombëtar dhe e drejta për gjykim në afat të arsyeshëm”, që u mbajt në Shkup, në organizim të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në bashkëpunim me Unionin Evropian dhe me Këshillin e Evropës në kuadër të “Iniciativës për siguri të drejtë në Ballkanin Perëndimor”.

Në këtë Konferencë, morën pjesë gjyqtarë dhe përfaqësues nga gjykatat supreme, kushtetuese dhe të apelit nga rajoni, si dhe gjyqtarë dhe përfaqësues nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nga Këshilli i Evropës.

Kristof Poirel, drejtor i Drejtorisë për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës, duke rikujtuar maksimën se drejtësia e vonshme është padrejtësi, theksoi kuptimin e Iniciativës që ka për qëllim përforcimin e sigurisë juridike të Ballkanit Perëndimor në pajtim me standardet e Këshillit të Evropës. Duke potencuar bashkëpunimin e shkëlqyer me Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ai theksoi rëndësinë e Konferencës në të cilën shkëmbehen eksperienca të dobishme dhe mendime për harmonizimin e praktikës gjyqësore.

Dejvid Gir, ambasador i Unionit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, theksoi se efikasiteti dhe profesionalizmi nuk janë thelbësore vetëm për zbatimin e drejtësisë, por edhe se ato janë me kuptim kyç edhe për besueshmërinë dhe pozitën e tërë sistemit juridik.

“Që të fitohet besimi te publiku, gjyqësori dhe prokuroria doemos të sigurojnë efikasitetin e tërë sistemit gjyqësor, në këtë mënyrë duke respektuar vlerat themelore. Por ata, atë nuk mund ta bëjnë vet. Nevojitet mbështetje nga qeveria, parlamenti, akademia dhe është i nevojshëm partneriteti me shoqërinë civile dhe me mediat”, përfundoi ai në fjalimin e tij.  

Besa Ademi, kryetare e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, theksoi se për Gjykatën Supreme prioritet është vendosja e sistemit efikas gjyqësor që siguron mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, ndër të cilat edhe e drejta për gjykim në afat të arsyeshëm duke synuar kthimin e besimit të qytetarëve në gjyqësorin maqedonas që të jetë më modern dhe evropian.

Kjo ngjarje, paraqet mundësi të shkëlqyer për diskutim të hapur dhe shkëmbimin e mendimeve për sfidat në gjyqësorin e rajonit për mbrojtën e të drejtës për gjykim në afat të arsyeshëm në kontekstin e nenit 6 nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikën relevante gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_