Këshilli për Gjyqësor të hapur miratoi Rregulloren e punës dhe zgjodhi bashkëkryetar [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Këshilli për Gjyqësor të hapur miratoi Rregulloren e punës dhe zgjodhi bashkëkryetar

Evenimente, Risi  |  13 Kor 2022
Seanca e dytë e Këshillit për Gjyqësor të hapur

Këshilli për Gjyqësor të hapur sot në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbajti seancën e saj të dytë, në të cilën u miratua Rregullorja e punës së Këshillit për Gjyqësor të hapur.

Në seancën e sotme për bashkëkryetar të Këshillit për Gjyqësor të hapur u zgjodhën Besa Ademi, kryetare e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Zharko Haxhi – Zafirov nga Qendra për hulumtime dhe analiza juridike.   

Në fjalimin e saj, kryetarja e Gjykatës Supreme theksoi se Gjyqësori i hapur ka për qëllim përparimin e transparencës së gjykatave dhe rritjen e besimit te qytetarët, por edhe të shërbejë si mekanizëm në përmirësimin e statusit të gjyqësorit përmes respektimit të plotë të parimit të pavarësisë në të gjitha format – institucionale, funksionale dhe financiare.

Në seancën e sotme u theksua se përmes Këshillit për Gjyqësor të hapur do të nxitet transparenca e punës së gjykatave dhe institucioneve gjyqësore dhe do të nxitet pjesëmarrja e shoqërisë civile në realizimin dhe ndjekjen e iniciativës Gjyqësor i hapur në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Këshilli për Gjyqësor të hapur është trup në të cilin anëtarë janë përfaqësues nga të gjitha instancat dhe përfaqësues të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik, Shoqata e gjyqtarëve, Shoqata e Administratës gjyqësore, Qendra  për hulumtime dhe analiza juridike, Instituti për të Drejtat e Njeriut, Shoqata maqedonase e juristëve të rinj dhe Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”.

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_