Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, realizoi takim me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Uzlem Xhanel
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, realizoi takim me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Uzlem Xhanel
Në këtë takim, kryetarja Ademi i dëshiroi ambasadores Xhanel mision të suksesshëm diplomatik duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme që e jep Mbretëria e Holandës ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut, sidomos në pjesën e gjyqësorit dhe sundimin e të drejtës.
Ambasadorja Xhanel, theksoi rëndësinë e sundimit të së drejtës për aspiratat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut me rolin dhe aktivitetet e saj paraqet një shembull të ndritshëm për gjyqësorin dhe sistemin juridik.
Kryetarja e Gjykatës Supreme, theksoi se Gjykata Supreme në atë drejtim jep përpjekje të mëdha dhe ndërmerr aktivitete intensive në lidhje me përparimin e efikasitetit, transparencës, konsistencës së praktikës gjyqësore sipas praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kontributit në procesin e reformës dhe ndryshimeve të nevojshme ligjore, forcimin e besimit të publikut, zhvillimin e kulturës juridike sipas parimeve të integritetit dhe llogaridhënies dhe zbatimin e standardeve evropiane si garanci për drejtësi cilësore.
Në këtë takim, u theksua se bashkëpunimi dhe angazhimet e përbashkëta do të vazhdojnë të zhvillohen për realizimin e qëllimeve të përbashkëta dhe prioriteteve të larta për sundimin e të drejtës bazuar në parimet dhe standardet evropiane për një gjyqësor të pavarur si postulate kryesore për realizimin e agjendës së reformave evropiane.