Njoftim për mbajtjen e seancës të Sektorit të veprave civile [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim për mbajtjen e seancës të Sektorit të veprave civile

Njoftim për opinionin  |  30 Tet 2024
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë seancë të Sektorit të veprave civile më 31.10.2024 (e enjte), duke filluar në orën 14:00, me këtë propozim:

  

R E N D   D I T E

 

1. Miratimi i Procesverbalit nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 24.09.2024;

2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajin gusht 2024;

3. Vazhdimi i diskutimit dhe përcaktimi i tekstit të mendimit juridik lidhur me çështjen juridike se a paraqet shkelje thelbësore e procedurës kontestuese nga neni 343 paragrafi (1) në lidhje me nenin 246 i Ligjit për procedurë kontestuese, në qoftë se gjykata cakton super ekspertizë në kushte kur nuk ka dy ekspertiza të kundërta (kjo pikë është shtyrë nga seanca e mbajtur e 27.11.2023);

4. Diskutimi mbi kërkesën e avokatit Cvetozar Risteski nga Struga, për miratimin e mendimit juridik për zbatimin e dispozitave për borxh-qira dhe për kompensimin e dëmit;

5. Diskutimi mbi kërkesën e Marjanço Veselinovski nga Dellçeva, për miratimin e mendimit juridik lidhur me Ligjin për eksproprijim në lidhje me çështjen se a janë objektet e Njësive të mëdha tregtare objekte me interes publik dhe në bazë të një plani urbanistik me të cilin planifikohet ndërtimi i Njësive të mëdha tregtare a mund të humbet pronësia e tokës;

6. Shqyrtimi i parashtresës së Petro Janura, avokat nga Shkupi, për kërkesë të informacionit;

7.Të ndryshme;

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_