Përfaqësues nga Gjykata Supreme, realizuan vizitë studiuare në Oslo për përparimin e sistemit - AKMIS
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Përfaqësues nga Gjykata Supreme, realizuan vizitë studiuare në Oslo për përparimin e sistemit - AKMIS
Events, News
|
Oct 26, 2022
Përfaqësues nga Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ftesë të Këshillit administrativ gjyqësor të Norvegjisë realizuan vizitë studiuare në Gjykatën e Qarkut në Oslo.
Qëllimi i vizitës ishte njohja me sistemin norvegjez për menaxhimin me lëndët gjyqësore dhe ndarja e eksperiencave në drejtim të përparimit dhe ndërtimit të sistemit - AKMIS në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Gjatë kohës së vizitës para delegacionit maqedonas, në të cilën si anëtarë nga Gjykata Supreme ishin edhe gjyqtari Shpend Devaja dhe anëtarja e këshillit për TIK, Vesna Bojaxhievska, u prezantuan karakteristikat e sistemit norvegjez për menaxhimin me lëndët gjyqësore që në të ardhmen do të shërbejë si shembull për zhvillimin e sistemit të ri - AKMIS në Republikën e Maqedonisë së Veriut.