Njoftim nga Seanca e përgjithshme e mbajtur të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim nga Seanca e përgjithshme e mbajtur të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
R E N D I I D I T Ë S
1. Diskutimi mbi iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga avokati Kirill Stojanovski përmes Shoqërisë së avokatëve Apostollski nga Shkupi.
2. Dhënia e mendimit për Projekt – ligjin për ekspertizë, të dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë.
3. Diskutimi mbi iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Shoqëria e avokatëve Staninov dhe Kolevski nga Shkupi.
4. Diskutimi mbi iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga avokati Bllagoja Pandovski nga Shkupi.
Seanca e përgjithshme:
Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, në aspektin e zbatimit të nenit 93-a paragrafi (5) të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për falimentim (“Gazeta Zyrtare e RM nr.79 të datës 31.05.2013, i hyrë në fuqi më 08.06.2013), nxori konkluzion për mbajtjen e Seancës së përgjithshme të zgjeruar duke ftuar profesorë nga fakultetet juridike.
Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, dha mendim pozitiv për Projekt – ligjin për ekspertizë, të dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë. Me Projekt – ligjin e propozuar për ekspertizë, do të tejkalohen dobësitë e konstatuara dhe do të përmirësohen dispozitat ligjore në drejtim të zbatimit më të madh të tyre, dhe procedurës së shpejtë dhe efikase gjyqësore dhe do të arrihet harmonizimi i këtij ligji me ligjet tjera të lidhura.
Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, nxori konkluzion me të cilin iniciativa për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Shoqëria e avokatëve Staninov dhe Kolevski nga Shkupi, nuk miratohet.
Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, nxori konkluzion që kjo pikë e rendit të ditës të prolongohet.