Kryetarja e Gjykatës Supreme realizoi takim me kryetarët e katër gjykatave të apelit lidhur me veprimin e arkivit gjyqësor [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme realizoi takim me kryetarët e katër gjykatave të apelit lidhur me veprimin e arkivit gjyqësor

News, Press realeses  |  Jul 13, 2023

             

 

Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot realizoi takim me kryetarët e katër gjykatave të apelit lidhur me gjendjen e arkivit gjyqësor në gjykatat dhe për veprimin me arkivin në kuptim të zbatimit konsekuent të Rregullores gjyqësore, Ligjit për material arkivor dhe rregullat e punës arkivore.   

Kryetarja e Gjykatës Supreme dhe kryetarët e katër gjykatave të apelit theksuan se është i pashmangshëm përmirësimi i kushteve në të cilat rruhet dhe mbrohet arkivi në gjykatat dhe se duhet në mënyrë urgjente fillimi dhe përfundimi i shpejtë i procedurave në përputhje me Rregulloren dhe Ligjin për material arkivor.

Ademi theksoi se, Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut i zbaton procedurat e arkivimit në koordinim me Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke vërë në dukje se të gjitha gjykatat duhet të veprojnë në përputhje me ligjin dhe në atë drejtim të ndërmerren masa përkatëse për arkivin gjyqësor.

Kryetarja Ademi, kërkoi nga kryetarët e katër gjykatave të apelit të dorëzojnë informacion të detajuar me propozim projeksion buxhetor për çdo gjykatë veç e veç në lidhje me përmirësimin e hapësirave dhe kushteve teknike për rruajtjen e arkivit gjyqësor, me qëllim që të njëjtat t’i dorëzohen Këshillit të buxhetit gjyqësor.

 

   


Decision search

Court
Case number
Date
_