Kryetarja e Gjykatës Supreme njoftoi Seancën e përgjithshme për vizitat në të gjitha gjykatat më të ulëta të shtetit [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme njoftoi Seancën e përgjithshme për vizitat në të gjitha gjykatat më të ulëta të shtetit

News  |  Nov 5, 2024
Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, në pajtim me nenin 24 nga Rregullorja gjyqësore, njoftoi Seancën e përgjithshme të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vizitat e realizuara në të gjitha gjykatat më të ulëta të shtetit.

    

 

Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut prezantoi Raportin nga vizitat e gjykatave më të ulëta, në të cilin shënohen situatat dhe problemet dhe jepen konstatime përfundimtare dhe rekomandime.

Kryetarja Ademi theksoi se, një konstatim i përgjithshëm nga vizitat e realizuara të gjykatave themelore dhe të apelit është se gjykatat në Republikën e Maqedonisë së Veriut përballen me shumë probleme që shkaktojnë reperkusione serioze në veprimtarinë dhe se është e nevojshme të merren masa urgjente për tejkalimin e situatës së vërejtur e cila është alarmante.

Në periudhën nga 26.04.2024 deri më 12.09.2024, kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, në bazë të kompetencave ligjore dhe autorizimeve të përcaktuara në Rregulloren gjyqësore realizoi vizitë në gjykatat themelore, në gjykatat e apelit, në Gjykatën Administrative dhe në Gjykatën e Lartë Administrative.

Me vizitat në gjykatat e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mundësua këqyrja e drejtpërdrejtë e situatave në gjykatat dhe informimi për problemet me të cilat përballen gjykatat dhe të cilat shkaktojnë reperkusione në funksionimin e tyre.

Vizitat kishin për qëllim që të avancohet bashkëpunimi ndërmjet gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, bazuar në parimet ligjore dhe ndërkombëtare për pavarësinë e gjyqësorit nga aspekti ligjor, funksional dhe financiar.

Raportet nga vizitat do të publikohen në ueb faqen e gjykatës.

   


Decision search

Court
Case number
Date
_