Ademi: Të respektohen akreditimet për mediat dhe rekomandimet për incizim dhe fotografim në sallën e gjykimit [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Ademi: Të respektohen akreditimet për mediat dhe rekomandimet për incizim dhe fotografim në sallën e gjykimit

News  |  Nov 7, 2024
Qëllimi kryesor i akreditimeve dhe rekomandimeve është që të mbrohet interesi publik dhe vazhdimisht të përforcohet autoriteti i gjyqësorit.

 

Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut thekson nevojën për respektimin konsekuent dhe zbatimin e akreditimeve për mediat të miratuara nga kryetarja e Gjykatës Supreme, si dhe të rekomandimeve për incizim dhe fotografim në sallën e gjykimit dhe të publikuara nga Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit gjyqësor për media.  

Në pajtim me rregullat pozitive, angazhimet për gjyqësor të hapur dhe parimet e transparencës dhe llogari dhënies, qëllim kryesor i akreditimeve dhe rekomandimeve, është që të mbrohet interesi publik, vazhdimisht të përforcohet autoriteti i gjyqësorit dhe njëkohësisht të theksohet roli demokratik i mediave në shoqëri.

Puna e gjykatave dhe mediave, si dhe puna e gjyqtarëve dhe gazetarëve kanë një emërues të përbashkët, e ai është ushtrimi i funksionit në interes të qytetarëve. Nga këtu, çdo lëshim i këtyre vlerave, nuk është në drejtimin për mbrojtjen e angazhimeve për përforcimin e besimit të ndërsjellë dhe publik dhe mbrojtjen e interesit publik në emër të qytetarëve. 

Njëkohësisht, me rastin e djeshëm në Gjykatën Themelore Manastir për të cilin u informua publiku nga mediat, njoftojmë se në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut është parashtruar parashtresë, për të cilën veprohet në përputhje me kompetencat ligjore.  

 

   


Decision search

Court
Case number
Date
_