Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit të veprave civile [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit të veprave civile

Njoftim për opinionin  |  31 Tet 2024
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbajti seancë të Sektorit të veprave civile, në të cilën miratoi këtë:

 

 

                                                                           R E N D   D I T E

 

1. Miratimi i Procesverbalit nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 24.09.2024;

2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajin gusht 2024;

3. Vazhdimi i diskutimit dhe përcaktimi i tekstit të mendimit juridik lidhur me çështjen juridike se a paraqet shkelje thelbësore e procedurës kontestuese nga neni 343 paragrafi (1) në lidhje me nenin 246 i Ligjit për procedurë kontestuese, në qoftë se gjykata cakton super ekspertizë në kushte kur nuk ka dy ekspertiza të kundërta;

4 Diskutimi mbi kërkesën e avokatit Cvetozar Risteski nga Struga, për miratimin e mendimit juridik për zbatimin e dispozitave për borxh-qira dhe për kompensimin e dëmit;

5. Diskutimi mbi kërkesën e Marjanço Veselinovski nga Dellçeva, për miratimin e mendimit juridik lidhur me Ligjin për eksproprijim në lidhje me çështjen se a janë objektet e Njësive të mëdha tregtare objekte me interes publik dhe në bazë të një plani urbanistik me të cilin është planifikuar ndërtimi i Njësive të mëdha tregtare a mund të humbet pronësia e tokës;

6. Shqyrtimi i parashtresës së Petro Janura, avokat nga Shkupi, për kërkim të informacionit;

7.Të ndryshme;

 

Në këtë seancë, Sektori i veprave civile:

Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, miratoi Procesverbalin nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 24.09.2024;

Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, miratoi Raportin për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajin gusht 2024;

Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, miratoi mendim juridik lidhur me çështjen juridike;

Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, nxori konkluzion se kërkesa për miratimin e mendimit juridik nuk miratohet;

Lidhur me pikën e pestë të rendit të ditës, diskutimi u shty për seancën e ardhshme;

Lidhur me pikën e gjashtë të rendit të ditës, nxori konkluzion se përgjigje mbi kërkesën e informacionit duhet të kërkohet nga sporteli civil sipas Rregullores gjyqësore;

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_