Kryetarja e Gjykatës Supreme, realizoi takim pune me Kryetarin e Odës së avokatëve
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Kryetarja e Gjykatës Supreme, realizoi takim pune me Kryetarin e Odës së avokatëve
Në këtë takim që mbajt në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u diskutua mbi çështje që kanë të bëjnë me ndryshimet e nevojshme ligjore në përputhje me Strategjinë e re për reforma në sektorin e gjyqësorit, respektimin e vazhdueshëm të principit të barazisë së mjeteve dhe zbatimin e Ligjit për procedurë penale, si dhe për disa çështje aktuale për zbatimin e Ligjit për procedurë kontestimore dhe ligjet e avokaturës dhe noterisë.
Kryetarja e Gjykatës Supreme dhe Kryetari i Odës së avokatëve, theksuan se bashkëpunimi midis institucioneve të drejtësisë kontribuon në përparimin e sistemit të drejtësisë dhe sundimin e të drejtës dhe se në të ardhmen duhet që një bashkëpunim i tillë të thellohet sidomos nga aspekti i proceseve reformuese.