Takim i parë zyrtar i Kryetares së Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Ministrin e ri të Drejtësisë
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Takim i parë zyrtar i Kryetares së Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Ministrin e ri të Drejtësisë
Në këtë takim, u bisedua për shumë çështje lidhur me funksionimin dhe punën e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe për situatat aktuale në gjyqësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në këtë kuptim, u këmbyen mendime për sigurimin e pavarësisë dhe autonominë në funksionimin e pushtetit gjyqësor, për përforcimin e kapaciteteve të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut si gjykatë më e lartë në piramidën e pushtetit gjyqësor, për pajisjen me kuadro më të mirë, përforcimin e statusit të përgjithshëm dhe material të gjyqtarëve dhe të shërbimit gjyqësor, për afirmimin e meritë – sistemit, për përmirësimin e perceptimit dhe kthimin e besimit të publikut në punën e gjykatave.
Në fund, Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministri i Drejtësisë shprehën përgatitje të përbashkët për bashkëpunim maksimal profesional në të ardhmen në kuadër të kompetencave ligjore, me qëllim për përmirësimin e situatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.