U miratua propozimi i Kryetares së Gjykatës Supreme për shtesat e rrogës për administratën gjyqësore në lartësi prej 15%
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
U miratua propozimi i Kryetares së Gjykatës Supreme për shtesat e rrogës për administratën gjyqësore në lartësi prej 15%
Me propozim të kryetares së Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, e cila sot kryesoi si zëvendëse – e kryetarit të Këshillit të buxhetit gjyqësor, u miratua Vendimi për shtesat e rrogës në lartësi prej 15%, për nëpunësit gjyqësor dhe për nëpunësit e Këshillit gjyqësor të RMV dhe Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë “Pavel Shatev”.
Anëtarët e Këshillit të buxhetit gjyqësor e përshëndetët dhe e mbështetën propozimin e kryetares së Gjykatës Supreme, duke theksuar se ky propozim paraqet angazhim të qartë për realizimin e të drejtave të nëpunësve dhe administratës.
Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi shprehu shpresë se Ministria e financave do të ketë mirëkuptim dhe në një afat sa më të shpejtë do të veprojë për këtë Vendim që rezulton nga të drejtat e përcaktuara ligjore të administratës gjyqësore.