Gjykata Supreme miratoi Aktgjykim mbi lëndën për vrasjen e hendbollistit kroat Denis Tot
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Gjykata Supreme miratoi Aktgjykim mbi lëndën për vrasjen e hendbollistit kroat Denis Tot
Risi, Njoftim për opinionin
|
9 Shk 2024
Këshilli i veprave penale të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e mbajtur më 07.02.2024, vendosi mbi kërkesat për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të vendimit të plotfuqishëm, mbi lëndën për vrasjen e hendbollistit kroat Denis Tot.
Këshilli i veprave penale të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, miratoi aktgjykim KVP2-101/23, me të cilin kërkesat për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të vendimit të plotfuqishëm, të parashtruara nga të akuzuarit A.Gj., K.Ll. dhe A.K. kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore Penale Shkup K.nr.1768/22 të datës 30.11.2022 dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit Shkup KZH-224/23 të datës 05.06.2023, i refuzoi si të pabaza.