Njoftim nga Seanca e mbajtur e gjyqtarëve
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim nga Seanca e mbajtur e gjyqtarëve
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në këtë Seancë i informoi gjyqtarët për aktivitetet e realizuara në periudhën e kaluar që kanë të bëjnë me nevojat funksionale të gjykatës, veprimin me materialin e arkivit, aktivitetet dhe projektet lidhur me praktikën gjyqësore dhe realizimin e qëllimeve nga plani i Këshillit për Gjyqësor të Hapur.
Njëkohësisht, kryetarja e Gjykatës Supreme i njoftoi gjyqtarët me pikat kryesore në cirkularin e buxhetit dhe aktivitetet për funksionimin dhe organizimin e përparuar të hapësirave në përputhje me standardet ligjore për materialin e arkivit dhe në koordinim me Arkivin shtetëror të RMV – së, përgatitjen e përmbledhjes së praktikës gjyqësore të mbështetur nga Ambasada e Holandës dhe CPIA- s, si dhe për përgatitjen e strategjisë komunikative si një nga angazhimet e Këshillit për Gjyqësor të Hapur.
Në Seancën e gjyqtarëve, kryetarja e Gjykatës Supreme theksoi se për Gjykatën Supreme me rëndësi të madhe është ajo se realizohen projekte të rëndësishme për punën e gjykatës, por edhe se paraqet motiv të madh fakti që edhe në shfaqjen e raportit të fundit të Komisionit Evropian, përsëri janë pozitive vlerësimet për punën e Gjykatës Supreme.