Fjalimi i Kryetares së Gjykatës Supreme të RMV, Besa Ademi, në Konferencën për zhvillimin e reformave në gjyqësor [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Fjalimi i Kryetares së Gjykatës Supreme të RMV, Besa Ademi, në Konferencën për zhvillimin e reformave në gjyqësor

Njoftim për opinionin  |  30 Mar 2022
Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi pati fjalim hyrës në Konferencën me temë “Zhvillimi i reformave në gjyqësor – Si të kthehet besimi në sistemin gjyqësor?“, në organizim të Grupit bluprint për reforma në gjyqësor.

Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi pati fjalim hyrës në Konferencën me temë “Zhvillimi i reformave në gjyqësor – Si të kthehet besimi në sistemin gjyqësor?“, në organizim të Grupit bluprint për reforma në gjyqësor.

Ademi, në fjalimin e saj theksoi se Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut si institucion më i lartë gjyqësor në shtet do të vazhdojë me angazhimet e reformave të orientuara pikërisht në interesin e qytetarëve dhe kthimin e besimit të tyre në gjyqësor.

„Si Gjykatë Supreme, jemi të bindur se zbatimi i denjë i standardeve dhe praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si në funksionimin e përditshëm ashtu edhe në miratimin e vendimeve është rrugë më e sigurt drejt kthimit të besimit në gjyqësor.

Ne konsiderojmë se formimi i besimit është një proces që duhet theksuar fuqishëm në procesin e reformës. Megjithatë, duhet pasur gjithmonë parasysh se ky është një proces që nuk formohet vetëm në mënyrë normative por edhe në mënyrë sociologjike. Ky është një proces në të cilin qytetarët duhet të dallojnë sinqeritetin në qëllimet, por edhe ndershmërinë në veprim”, theksoi ndër të tjera kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, në Konferencë.

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_