Kryetarja e Gjykatës Supreme realizoi vizitë në Gjykatën e Apelit Manastir dhe në gjykatat themelore Prilep, Manastir, Resnjë, Ohër dhe Strugë [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme realizoi vizitë në Gjykatën e Apelit Manastir dhe në gjykatat themelore Prilep, Manastir, Resnjë, Ohër dhe Strugë

News  |  Jun 4, 2024
Kryetarja e Gjykatës Supreme realizoi vizitë në Gjykatën e Apelit Manastir dhe në gjykatat themelore Prilep, Manastir, Resnjë, Ohër dhe Strugë .

Në kuadër të vizitave, kryetarja Ademi realizoi takim me U.D. kryetar të Gjykatës së Apelit Manastir, Aleksandar Kambovski, me kryetaren e Gjykatës Themelore Prilep, Jasmina Shishkovska-Stojkoviq, me kryetaren e Gjykatës Themelore Manastir, Tatjana Petrovska, kryetaren e Gjykatës Themelore Resnjë, Emel Kranli Ali, kryetarin e Gjykatës Themelore Ohër, Vasil Batkoski dhe me U.D. kryetar i Gjykatës Themelore Strugë, Vullnet Vinca.

Kryetarja e Gjykatës Supreme dhe kryetarët e gjykatave biseduan për disa çështje të rëndësishme për punën e gjykatave, për problemet dhe sfidat me të cilat përballen gjykatat, për nevojën nga sigurimi i kuadrit profesional dhe të gjyqtarëve, rritjen e buxhetit për gjykatat dhe të gjyqësorit në përputhje me parimin për pavarësinë financiare, funksionale dhe mirëmbajtjen e ndërtesave gjyqësore, qasjen e siguruar për qytetarët dhe palët, transparenca sipas angazhimeve të Këshillit për Gjyqësor të Hapur, nevoja për takime dhe mbledhje më intensive për përparimin e praktikës gjyqësore, veprimin me materialin arkivor dhe për zbatimin e teknologjisë informatike në gjykatat.

Në vizitat e punës, u bisedua edhe për çështjet e vërejtura në raportet për punën e gjykatave me fokus të veçantë, përditësimi, veprimi me lëndët me interes publik, llogaridhënia, çiltërsia dhe marrja e aktiviteteve për realizimin e investime kapitale. 

Gjithashtu, në takimet me kryetarët u theksua rëndësia e çështjes për unifikimin e praktikës gjyqësore, nevoja për përfshirjen më të madhe të gjyqësorit në diskutimet dhe krijimin e aktvendimeve ligjore nga fusha e jurisprudencës dhe nevoja për respektimin e denjë të limitit ligjor për financimin e gjyqësorit.

Kryetarja Ademi potencoi se me rëndësi vendimtare është që gjykatat në mënyrë reciproke të bashkëpunojnë në përputhje me parimin e profesionalizmit dhe solidaritetit, me qëllim që të realizohen angazhimet për gjyqësor të pavarur.   

   


Decision search

Court
Case number
Date
_