Gjykata Supreme shënoi Ditën e Jurisprudencës dhe promovoi Përmbledhjen e re të vendimeve gjyqësore [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Gjykata Supreme shënoi Ditën e Jurisprudencës dhe promovoi Përmbledhjen e re të vendimeve gjyqësore

News  |  Apr 1, 2024
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shënoi 31 marsin, Ditën e Jurisprudencës maqedonase dhe me rastin e kësaj date të rëndësishme publikoi dhe promovoi Përmbledhjen e re të vendimeve gjyqësore 2018 – 2023.

Në ngjarjen solemne që u mbajt në Gjykatën Supreme, të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve juridike, ambasadorët e SHBA-ve, të Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Holandës dhe përfaqësues të organizatave civile, bashkësia akademike dhe administrata gjyqësore.

Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, duke uruar Ditën e Jurisprudencës, theksoi se traditat historike mbi të cilat është themeluar gjyqësori bashkëkohor duhet të përkujdesen dhe të respektohen.

„Si kryetare e Gjykatës Supreme Ju ftoj të gjithëve së bashku, me forca të përbashkëta, të solidarizohemi në emër të sundimit të së drejtës dhe ardhmërisë së vendit tonë. Të gjithë së bashku duhet të mbrojmë pavarësinë e pushtetit gjyqësor.  Ky duhet të jetë reflektim i integritetit tonë, por edhe i kulturës sonë gjyqësore”, theksoi Ademi.

“Që të vishet toga e gjyqtarit është përgjegjësi e madhe. Ajo duhet të jetë dinjiteti dhe krenaria jonë. Betimin që e japim është obligim i ynë i shenjtë, para Kushtetutës dhe para qytetarëve. Gjyqësori nuk guxon t’i shërbejë askujt përveç qytetarëve, kushtetutës dhe ligjeve. Besimi i qytetarëve në gjyqësorin është me rëndësi thelbësore për sundimin e së drejtës”, theksoi kryetarja e Gjykatës Supreme.

 

Kryetarja e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vesna Dameva, në fjalimin e saj theksoi se principet e pavarësisë së gjyqësorit duhet doemos të respektohen dhe se vendimet cilësore janë pasqyrë e gjyqësorit.

Dameva nënvizoi se Gjykata Supreme është në nivelin e obligimeve të saj dhe përshëndeti publikimin e Përmbledhjes së re të vendimeve gjyqësore të Gjykatës Supreme.  

Në kuadër të ngjarjes solemne, në shenjë respekti dhe falënderimi për mbështetjen e vazhdueshme të gjyqësorit dhe Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në emër të sundimit të së drejtës, u shpërndanë pllaka ceremoniale.

Pllaka ceremoniale iu shpërndanë ambasadores së SHBA-ve, Anxhela Ageler, ambasadorit të BE-së, Dejvid Gir dhe ambasadorit të Mbretërisë së Holandës, Dirk Jan Kop.   

Duke u falënderuar për respektin dhe mirënjohjen e shprehur, ambasadorët theksuan se pavarësia e gjyqësorit dhe integriteti janë kryesor për sundimin e të drejtës, sepse krijimi i besimit te publiku është i një rëndësie imperative dhe se në këtë drejtim procesi i reformave duhet të vazhdojë sipas standardeve evropiane.    

   


Decision search

Court
Case number
Date
_