Gjykata Supreme mbajti Seancë të gjyqtarëve
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Gjykata Supreme mbajti Seancë të gjyqtarëve
Në Seancën e gjyqtarëve u shqyrtuan disa çështje që janë të rëndësishme për funksionimin e Gjykatës, realizimin e projekteve në pjesën e investimeve kapitale dhe konstatimet e Raportit të ri të Bashkimit Evropian për sundimin e të drejtës.
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, në Seancën e gjyqtarëve theksoi se një pjesë e projekteve në pjesën e investimeve kapitale janë në fazën finale dhe se me realizimin e këtyre projekteve tejkalohen disa probleme nga aspekti i funksionimit dhe mirëmbajtjes.
Gjithashtu, Kryetarja Ademi i informoi gjyqtarët për përmbajtjen e Raportit të ri të Bashkimit Evropian për sundimin e të drejtës, në të cilin aktivitetet e Gjykatës Supreme janë vlerësuar pozitivisht, sidomos në aspektin e përparimit të praktikës gjyqësore, miratimin e qëndrimeve parimore dhe angazhimet për gjyqësor të pavarur, reagimet publike mbi vendimet ligjore dhe çështje nga sfera penale nga aspekti i interesit publik dhe përparimi i transparencës duke shprehur parimet e një gjyqësori të hapur.