Seancat e përgjithshme do të jenë publike
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Seancat e përgjithshme do të jenë publike
Në ndryshimet e reja në Rregulloren e punës të Gjykatës Supreme shënohet që seancat e përgjithshme të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë publike, ndërsa transparenca në punën e Seancës së përgjithshme sigurohet me praninë e përfaqësuesve të mjeteve për informim publik.
Kryetarja e Gjykatës Supreme në Seancën e sotme të përgjithshme theksoi se rëndësia e Gjykatës Supreme nga aspekti kushtetues dhe ligjor, si dhe rëndësia e çështjeve të cilat shqyrtohen në Seancën e përgjithshme nga aspekti juridik, dhe njëkohësisht janë në interes të qytetarëve e imponon nevojën për të qenë publike.
“Ndryshimet e Rregullores të punës së Gjykatës Supreme janë në përputhje me vlerat themelore kushtetuese, parimet ligjore dhe parimet ndërkombëtare. Me ndryshimet e propozuara të Rregullores do të jepet një kontribut i rëndësishëm në përforcimin e besimit të publikut dhe autoritetin e gjyqësorit dhe të Gjykatës Supreme si gjykatë më e lartë në vend.
Me ndryshimet e propozuara parashihet transparenca në punën e Seancës së përgjithshme dhe realizimi i saj në punën e gjykatës përmes risisë normative e cila do të mundësojë të përparojë edhe bashkëpunimi dhe komunikimi i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut me bashkësinë e mediumeve dhe me publikun e interesuar më gjerë.
Ndryshimet e propozuara bazohen në parimet kushtetuese dhe ligjore për transparencë të gjyqësorit, normat më të larta juridike ndërkombëtare të integruara në legjislacionin e vendit, principet e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, standardet evropiane dhe dokumentet ndërkombëtare nga fusha e gjyqësorit dhe angazhimet dhe aktivitetet e Këshillit për Gjyqësor të Hapur “, sqaroi kryetarja Ademi.