Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit të veprave civile [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit të veprave civile

Press realeses  |  Jul 14, 2022
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 12.07.2022 (e hënë), mbajti seancë të Sektorit të veprave civile, në të cilën u propozua dhe u pranua:

 

R E N D I   I   D I T Ë S

 

1. Shqyrtimi dhe miratimi i Procesverbalit nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 30.05.2022;

2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajin maj 2022;

3. Diskutimi mbi kërkesën e parashtruesit EVN Elektrodistribuimi SHPKNJP Shkup, Shoqëria për distribuim të energjisë elektrike, për miratimin e mendimit juridik lidhur me çështjen juridike se cili organ është kompetent për zbatimin dhe përmbarimin e veprimeve të përcaktuara me aktvendimet e miratuara gjyqësore për lëshimin e masës së përkohshme, vallë ato janë gjykatat themelore në përputhje me dispozitat e Ligjit për sigurimin e kërkesave apo kompetentë janë përmbaruesit në përputhje me dispozitat e Ligjit për përmbarim; 

4. Diskutimi mbi çështjen për ndeshje të kompetencës ndërmjet Gjykatës Administrative dhe Gjykatës Themelore për prishjen e vendimit për shkarkimin e drejtorit të Institucionit kulturor, për unifikimin e praktikës gjyqësore ndërmjet këshillave të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut;     

5. Diskutimi mbi çështjen juridike për zbatimin e nenit 111 paragrafi (4) të Ligjit për nëpunësit shtetëror lidhur me të drejtën e shtesës së rrogës në bazë të karrierës (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 27/14), për unifikimin e praktikës gjyqësore ndërmjet këshillave të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

6. Shqyrtimi i kërkesës të Jeton Tahirit, avokat nga Tetova, për miratimin e mendimit juridik lidhur me tre çështje juridike për kompensim të dëmit material, për debitor solidar – person përgjegjës në personin juridik dhe për afatin e parashtrimit të propozimit për sigurimin e provave;

7. Shqyrtimi i Iniciativës së Dushko Çangov nga Shkupi dhe Tehno-Intereksport SHPKNJP Shkup, për miratimin e mendimeve juridike për disa çështje juridike;

8. Diskutimi i çështjes juridike nëse ekziston shkak i rëndësishëm në kuptim të nenit 61 të Ligjit për procedurë kontesimore për caktimin e gjyqit tjetër real kompetent, për arsye se pala, ose autorizuesi i njërit nga palët të kontestit është djali i kryetarit të gjykatës, për unifikimin e praktikës gjyqësore ndërmjet këshillave të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

9.Të ndryshme;                                                                     

                                                                                                        

Në këtë seancë, Sektori i veprave civile:

 

Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, aprovoi Procesverbalin nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 30.05.2022;

Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, aprovoi Raportin për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajin maj 2022;

Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, aprovoi mendim juridik për çështjen juridike;

Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, aprovoi mendim juridik për çështjen juridike;

Lidhur me pikën e pestë të rendit të ditës, aprovoi mendim juridik për çështjen juridike;

Lidhur me pikën e gjashtë të rendit të ditës, nxori konkluzion se kërkesa për miratimin e mendimit juridik nuk aprovohet;

Lidhur me pikën e shtatë të rendit të ditës, nxori konkluzion se kërkesa për miratimin e mendimit juridik nuk aprovohet;

Lidhur me pikën e tetë të rendit të ditës, aprovoi mendim juridik për çështjen juridike;

                                                                                                                                             

                                                                               Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut                                                                                                               Sektori i veprave civile

 

   


Decision search

Court
Case number
Date
_