Njoftim për lëndën Republika e Maqedonisë së Veriut kundër Shoqatës së Sindikatave të Maqedonisë për përcaktimin e të drejtës së pronësisë
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim për lëndën Republika e Maqedonisë së Veriut kundër Shoqatës së Sindikatave të Maqedonisë për përcaktimin e të drejtës së pronësisë
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në këshillin e përbërë nga gjyqtarët Shpend Devaja – kryetar i këshillit, Jelica Kërstevska, Nake Georgiev, Anita Boshkovska dhe Isamedin Limani – anëtarë të Këshillit, në çështjen juridike të paditësit Republika e Maqedonisë së Veriut kundër të paditurit Shoqata e Sindikatave të Maqedonisë Shkup miratoi aktgjykim, me të cilin revizioni dhe kërkesëpadia e paditësit aprovohen.
Gjithashtu, informojmë publikun se Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me orarin vjetor nga dita e zgjedhjes si Kryetare e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk ka marrë pjesë dhe nuk merr pjesë në vendimmarrjen e lëndëve që ndodhen në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, bile as nuk ka kompetencën dhe autorizimin të ndikojë në vendimmarrjen e vendimeve, respektivisht ndaj pavarësisë së gjyqtarëve lidhur me vendimmarrjen e lëndëve të caktuara, në përputhje me Ligjin për gjykatat.
Në arsyetimin e aktgjykimit theksohet se Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, vendimin e ka miratuar në bazë të nenit 82 të Ligjit për shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.31/1998), sipas të cilës prona dhe mjetet që u ndahen organizatave shoqërore dhe shoqatave të qytetarëve, të siguruara për shfrytëzim nga ish bashkësitë shoqëroro – politike dhe bashkësitë e interesit vetëqeverisës, janë pronë shtetërore.
Objekti në fjalë ndërtesa – administrative dhe trualli janë pronë e paditësit, në përputhje me dispozitën e nenit 82 të Ligjit për shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet sepse paraardhësi ligjor i të paditurit, të njëjtët i ka ndërtuar dhe ka fituar një pjesë të madhe me mjetet e fituara nga paditësi si trashëgues juridik RP të Maqedonisë së atëhershme, e jo me mjete të veta, duke pasur parasysh se gjatë ndërtimit të objektit, me subjektivitetin juridik të saj nuk ka pasur dhe nuk ka mundur të ketë mjete personale.
Në periudhën kur është ndërtuar patundshmëria në fjalë, paraardhësi ligjor i të paditurit ka qenë organizatë shoqërore politike, e cila nuk merrej me veprimtari ekonomike, për këtë arsye nuk kishte dhe nuk ka mundur të ketë të ardhura të veta për të fituar pronë.
Në bazë të nenit 1 të Vendimit për përcaktimin e objekteve dhe punimeve, programet e investimit të së cilave do të miratohen nga Bordi i Ekonomisë të Këshillit Ekzekutiv (“Gazeta Zyrtare e RMP” numër 23/58), programet e investimit për objektet dhe punimet që janë me interes të përgjithshëm për RMP, do t’i miraton Bordi i Ekonomisë të Këshillit Ekzekutiv, ndërsa sipas nenit 2, si objekte me interes të përgjithshëm në kuptim të dispozitave të nenit të mëparshëm, përveç të tjerave konsiderohen edhe objektet me standard të përgjithshëm, vlera e përgjithshme e të cilave kalon shumën prej 100 milion dinarë, pavarësisht nga burimet e mjeteve, përveç objekteve nga ndërtesa e banimit, në mënyrë që pa diskutim buron se patundshmëria në fjalë është një send – një e mirë me interes të përgjithshëm për Republikën.
Aktgjykimi mund të shkarkohet në këtë link.